Vendosni fjalën kyçe....

Rudina Hajdari dhe Rigerta Loku ftojnë gratë dhe vajzat shqiptare t’u bashkohen


Deputetja Rudina Hajdari e cila vetëm pak ditë më parë u shërua nga Covidi, sot ka pozuar në një foto me Rigerta Lokun, e cila ka vendosur të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit 2021-shit.

Hajdari thotë se me Lokun, e bashkon guximi që përballen me arenën politike mashkullore.

“Me Gertën nuk na bashkon thjesht dëshira për ndryshim dhe dashuria për vendin, por mbi të gjitha guximi si gra për tu përballur në arenën politike tejet mashkullore duke sfiduar realitetin e sotëm.
Na pëlqejnë e nuk kemi frikë nga sfidat!
Dua t’i ftoj të gjitha vajzat e gratë anembanë vendit të na bashkohen në këtë betejë për ndryshim, jo vetëm të klasës politike por të mentalitetit dhe kulturës së deritanishme.”– thotë Hajdari.

Pak javë më parë Tushaj bëri të ditur për publikun se kishte ndërmend të kandidonte në zgjedhjet parlamentare, por pa dhënë detaje se nën cilën sigël. Më pas përmes një komenti, ajo zbuloi se i është bashkuar Lëvizjes “Nisma” me Rudina Hajdarin.

Loku ka mbaruar studimet në unversitetin ‘La Sapienza’ në Romë ndërsa pas kthimit në Shqipëri ka hapur një fermë dhish.

Para tre vitesh, ajo mbajti një fjalim të fortë në Kuvend, duke folur për jetën e vështirë në fshatin e saj në Mirditë.

Gjatë fjalës së mbajtur në 1 tetor 2017, Rigerta Loku Tushaj, u përlot ndërsa kërkoi më shumë investime në fshatin e saj por edhe fshatrat e vendit.