Vendosni fjalën kyçe....

Basha derë më derë te banorët e Paskuqanit, gruaja: Më hoqën ndihmën ekonomike por taksat m’i kërkojnë!


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka vizituar banorët e Paskuqanit. Ai është ndalur në banesën e një gruaje, e cila deri para 6 muajsh merrte ndihmë ekonomike, por tanimë nuk e merr më, për shkak se ka shkollën dhe ambulancën afër.

Zonja tregon se është e divorcuar dhe jeton vetëm me djalin, por pavarësisht se nuk ka të ardhura sepse është e papunë dhe tanimë pa ndihmë ekonomike, duhet të paguajë taksat. Gruaja tregon gjithashtu se për 6 muaj i kanë ndërprerë energjinë elektrike.

Gruaja: Isha me ndihmë ekonomike, kam 6 muaj që s’marr. Tani shkoj te zyrat e punës trë më japin kartonin për papunësi, aplikova për ndihmë ekonomike dhe mu kthye përgjigja se nuke  përfiton se nuk merr pikët.

Basha: Pse nuk i merr pikët?

Gruaja: Se di, shtëpia është skandal fare. Të vish ta shikosh shtëpinë ku jetoj unë.

Basha: Xhelal sa kanë hequr nga ndihma ekonomike këtu.

Mziu:  Nga 8 mijë e 500 familje, 550 kanë marrë.

Basha: Katastrofë.

Mziu: Në Paskuqan është rekordi në Shqipëri, një në 100 familje merr ndihmë ekonomike. Ka qenë mesatarja në kohën e Sali Berishës, 1 në 3.5 familje. Në bllok mesatarja është 3 herë më shumë sesa këtu.

Basha: Një nga zonat më të varfra të Tiranës e të Shqipërisë.

Gruaja: E sa merrje, 26 mijë lekë të vjetra, jo të reja. Që jetoj vetëm me djalin. Që s’kam të ardhura, as pension, asnjë gjë.

Basha: Sa kohë ke që jeton në Paskuqan?

Gruaja: Kam 12 vite.

Basha: Nga ke ardhur?

Gruaja: Nga Tirana. Jam e martuar këtu. Të vish të shohësh a e meritoj unë të marr ndihmë ekonomike. Ke shkollën afër, ke ambulancën afër.

Basha: Kjo pra është ajo që duhet të ndryshojmë. Tiu e meriton ndihmën ekonomike dhe duhet ta marrësh ndihmën ekonomike. Se ato lekë që duhet të marrësh ti, sot i merr një oligark dhe ato që merr ti në një muaj ata i haxhojnë në  10 minuta drekë.

Cila është detyra e shtetit? Të sigurojë mirëqenie. Por ky shtet nuk do t’ja dijë për ty.

Gruaja: I kam çuar letër kryeministrit dhe sbëri asnjë gjë. 6 muaj kam ndenjur me fëmijë të vogël pa drita

Basha: kriminale

Gruaja: Hajde shiko shtëpinë ku jetoj. I kam paguar dhe taksat. Kam paguar ujin dhe energjinë elektrike.

Basha: Unë dua të të ftoj ty dhe të gjithë ata që janë në këtë situatë Protesta bëhet për ndryshim, të kemi kushte më të mira, te kesh besim se do ta ndryshojmë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *