Vendosni fjalën kyçe....

Alpinisti humb jetën në të njëjtin mal si e ëma 24 vjet më parë


Dy alpinistë kanë humbur jetën në malin Nanga Parbat në Himalaje.

Italiani Daniele Nardi dhe britaniku Tom Ballard janë pikasur nga një fluturim i ekipeve të kërkim-shpëtimit në Nanga Parbat të Pakistanit.

Dyshja po përpiqej të ngjiste majën e Nanga Parbat, i njohur ndryshe si “Mali vrasës”, një nga majat më të vështira në Himalaje dhe mali i nëntë më i lartë në botë.

Dyshja i humbi kontaktet me bazën më 24 shkurt dhe vetëm sot janë pikasur në dëborë nga ajri në lartësinë 5900 metra. 30-vjeçari Ballard ishte djali i alpinistes britanike, Alison Hargreaves, gruaja e e parë që ka ngjitur e vetme malin Everest.

Ajo humbi jetën në moshën 33 vjeçare teksa po zbriste nga maja K2, një tjetër mal i lartë në Himalajem në vitin 1995.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *