Vendosni fjalën kyçe....

“Rama zbrazi shkollën 9-vjeçare për takimin në Fier” – Denoncimi


Karriget që u përdorën për takimin e kryeministrit Rama në qytetin e Fierit janë marrë nga shkolla 9-vjeçare, “Mark Dashi”.

Denoncimi është bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i cili ka publikuar edhe fotografitë.

Ai shkruan se Rama po i përdor të gjitha institucionet si pjesë të tepsisë dhe ky është një abuzim me pushtetin e duhet ndëshkuar me ligj.

“Shkollat në shërbim të kryeministrit. Kryeministri zbraz shkollat! Për takimin e vet partiak, kryeministri hap shkollat e u merr nxënësve karriket.

Karriket e aktivitetit të sotëm në Fier janë marrë nga shkolla 9 vjecare “Mark Dashi”. Punonjësit e bashkisë së Fierit ishin “hamallët” që bënë mbartjen e tyre.

Turp e arrogancë kriminale. Nuk pyet ky kryeministër as për ligj e as për norma. E gjithë Shqipëria, të gjitha institucionet I duken si pjesë e tepsisë që I vetëm ka në dorë, e bën si të dojë vetë me to.

Abuzim I pastër me pushtetin e përdorim I burimeve shtetërore për fushatë, I ndëshkueshëm me ligj. E si mund t’I besosh një njeriu të tillë zgjedhjet, votën e qytetarëve?” – shkruan Spahia në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *