Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet një organ i ri brenda trupit të njeriut (Video)


Në një artikull të “Daily Mail” shkruhet se shkencëtarët kanë indentifikuar një organ të ri brenda trupit të njeriut. Ky organ është quajtur “interstitium” dhe është rrjeti i hapësirave të ndërlidhura e të mbushura me lëng në gjithë trupin.

Ekipi shkencëtarëve i udhëhequr nga profesorët e Universitetit të New York-ut kanë treguar se organi “interstitium” shërben si autostradë lidhësese, që nis që nga shtresa e sipërme e lëkurës më pas vazhdon në indet e indet e tretjes, mushkëritë dhe sistemet urinare si dhe rrethon arteriet, venat dhe hapësirat midis muskujve.

Kjo hapësirë në trupin tonë e mbushur me lëng shërben si amortizues. Shkencëtarët janë shprehur se ky organ gjendet në të gjithë trupin dhe nuk e kuptojnë se si nuk është zbuluar deri tani.

Interstitiumi, organi i zbuluar është i përbërë nga proteinat e indeve lidhëse, kolagjen dhe lëng intersticial që lëviz në gjithë trupin.

Edhe pse anatomia e trupit është studiuar për mijëra vjet vetëm tani shkencëtarët kanë mundur ta zbulojnë këtë organ. Organi i zbuluar së fundmi mund të jetë më i madhi në trupin tonë dhe mund t’i çojë shkencëtarët dhe mjekët për të kuptuar se përse shfaqet kanceri.

https://www.youtube.com/watch?v=GHB-uv185W4


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *