Vendosni fjalën kyçe....

Fauci i merr vetë meritat për zhvillimin e vaksinave: “Vendimi më i mirë kam marrë unë”


Dr. Anthony Fauci, i ka dhënë meritat vetes së tij për vendimin për të zhvilluar shpejt vaksinat kundër koronavirusit në SHBA.

Këtë deklaratë ai e bëri të dielën gjatë një interviste për CNN, që me siguri do ta zemërojë ish-presidentin Donald Trump.

“Kur pashë atë që ndodhi në qytetin e Nju Jorkut, mbingarkesën e sistemeve tona të kujdesit shëndetësor, dhe kjo ishte kur u bë shumë e qartë se vendimi që ne morëm më 10 janar për të zhvilluar një vaksinë, mund të ketë qenë vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë në lidhje me detyrën si drejtor i institutit.”– tha Fauci, i cili është drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

Komentet e Fauci-t dukej se zhvlerësonin rolin kryesor të luajtur nga kompanitë farmaceutike dhe nga Operacioni Warp Speed ​​- programi i administratës së Trump-it të ngritur për të prodhuar, testuar dhe shpërndarë vaksinat në publik në një kohë rekord.

Trump, i cili ka shprehur shpesh zhgënjimin ndaj Fauci-t publikisht, e kishte konsideruar më parë Operacionin Warp Speed si një arritje kryesore e presidencës së tij dhe thotë se ai e shtyu programin përpara edhe kur Fauci ishte shpërfillës.

Në një deklaratë zyrtare në fillim të këtij muaji, Trump tha: “Shpresoj që të gjithë ta mbajnë mend kur të marrin vaksinën kundër COVID-19 (shpesh të referuar si Virusi i Kinës), që nëse nuk do të isha president, nuk do të merrej ajo dozë e bukur për 5 vjet në rastin më të mirë, dhe ndoshta nuk do ta merrte fare. Shpresoj që të gjithë ta mbajnë mend!”

Fauci ishte një nga anëtarët kryesorë të Task Forcës së ngritur për koronavirusin të Shtëpisë së Bardhë, por nuk kishte asnjë rol zyrtar në Operacionin Ward Speed. Presidenti i ri Joe Biden më pas e emëroi atë si këshilltarin kryesor mjekësor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *