Vendosni fjalën kyçe....

Kishte dalë për të hedhur mbeturinat, por policët e marrin për terrorist (VIDEO)


Sulmet e shpeshta terroriste në të gjithë botën padyshim i kanë bërë policët paranojakë, ose të paktën njërin prej tyre, i cili i ka drejtuar armët një personi që po hidhte plehrat.

Po, po! Sikurse shkruan “BBC”, një djalë i ri kishte qenë përballë shtëpisë së tij në Colorado, me një kovë me mbeturina dhe po shkonte t’i hidhte në vendin e caktuar.

Mirëpo një polic që ndodhej aty e ka pandehur atë për një njeri të dyshimtë, mbase terrorist për shkak të mjeteve që i riu me ngjyrë mbante në dorë, kovës dhe një shkopi që shërben për të kapur plehrat.

E gjithë skena është filmuar nga fqinjët e të riut.

“Unë nuk kam armë! Kjo është një kovë mbeturinash!”, i tregon i riu policit që i kishte drejtuar armën.

Sado që ai i shpjegonte se ndodhej përballë shtëpisë së tij dhe thjesht po hidhte mbeturinat, policit nuk i mbushej mendja dhe në vendngjarje kanë mbërritur edhe oficerë të tjerë më vonë, të cilët kanë konstatuar se i riu vërtet po nxirrte mbeturinat.

Kështu ndaj të riut nuk është marrë asnjë veprim i mëtejshëm, por hetimet tanimë kanë nisur ndaj policëve, njëri prej të cilëve është pushuar nga puna.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *