Vendosni fjalën kyçe....

“8 Marsi”, gratë protestojnë sot nën një moto: Shtëpia jonë – Liria jonë!


Me rastin e “8 Marsit”, gratë e Unazës së Madhe, do të zhvillojnë sot një protestë nën moton “Shtëpia Jonë-Liria Jonë”,.

Në protestë do të marrin pjesë edhe gratë e opozitës së bashkuar ku janë të ftuara edhe qytetarët.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka bërë ftesë që të gjitha gratë të protestojnë nën të njëjtën moto.

“SHTËPIA JONË – LIRIA JONË!!!

Me këtë moto, gratë e opozitës do të protestojnë nesër, datë 8 Mars, ora 11.00, te UNAZA E MADHE (ASTIRI – përballë Hotel Roland).

Bashkohu edhe ti!!”, shkruan Vokshi.

Protesta do zhvillohet aty ku çdo mbrëmje prej më shumë se 100 ditësh banorët e kësaj zone mblidhen për të protestuar kundër prishjes së shtëpive të tyre për zgjerimin e segmentit nga Sheshi Shqiponja te pallati me shigjeta.

Një projekt që është ndërprerë përkohësisht pas zbulimit të falsifikimit të dokumenteve për tenderin e njërit prej loteve të këtij projekti.

Ato u bëjnë thirrje grave të kryeqytetit që të bashkohen në këtë protestë për mbrojtjen e shtëpive të tyre, të cilët po u prishen në mënyrë të paligjshme.

Banorët e Unazës së Madhe kanë mbi 3 muaj që protestojnë çdo ditë në këtë segment, duke kundërshtuar fuqishëm prishjen e banesave të tyre.

Ata e kanë denoncuar këtë projekt të cilin e cilësojnë si korruptiv, ndërsa kërkojnë vijimësisht anulimin e tij të menjëhershëm./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *