Vendosni fjalën kyçe....

Federata Shqiptare e Futbollit përjashton Kamzën nga kampionati


Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vendosur përjashtimin e Kamzës nga kampionati shqiptar.

Kamza është dënuar me zbritjen një kategori më poshtë ku do luajë në sezonin 2019-2020.

Presidenti i klubit, Naim Qarri, është dënuar me 36 muaj pezullim, drejtori sportiv, kurse zyrtari tjetër i klubit, Albert Bana, me 18 muaj pezullim.

Klubi i Kamzës është dënuar gjithashtu me 1 milion lekë gjobë.

Dënimi i rëndë për klubin e Kamzës vjen pas episodit të dhunës që ndodhi në ndeshjen mes Kamzës dhe Laçit javën e shkuar ku disa tifozë të ekipit dhe presidenti Qarri ushtruan dhunë ndaj gjyqtarit të ndeshjes, Eldorjan Hamiti.

Zyrtarët e FSHF-së, presidenti Armand Duka dhe sekretari Ilir Shulku, e dënuan dhunën ndërsa lëshuan akuza edhe ndaj Policisë së Shtetit, pasi sipas tyre ajo tregohej selektive ndaj klubeve të ndryshme të futbollit.

Sot pritet të dalin para gjykatës drejtuesit e klubit të Kamzës, të cilët u arrestuan për përleshjen e së dielës në ndeshjen kundër Laçit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *