Vendosni fjalën kyçe....

Policia ndalon protestën e opozitës dhe blindon rrugën me kamera


Dy ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita ambientet jashtë oborrit të Parlamentit, blindohen me kamera sigurie.

Para tubimit së 5 marsit, Policia e Shtetit u “përplas” sërish në distancë me Partinë Demokratike. Përmes një shkrese, drejtori i policisë vendore të Tiranës, Kastriot Skënderaj vë në dijeni Sekretarin e Përgjitshëm të PD-së, Gazmend Bardhin, se ndalon mbajtjen e tubimit për arsye sigurie, duke sjellë në vëmendje atë që ndodhi protestën e shkuar me ministrat e kabinetit.

“Zhvillimi i tubimit, cënon sigurinë e institucionit të rëndësisë së veçantë Kuvendi i Shqipërisë, pengon hyrjet dhe daljet e anëtarëve të qeverisë, deputetëve, administratës, si dhe rrezikon jetën e tyre”, thuhet në letrën e policisë.

Por, numri dy i demokratëve, Gazment Bardhi ka hedhur poshtë pretendimet e policisë, nëpërmjet një tjetër letre.

“Asnjë anëtar i qeverisë apo deputet nuk është dhunuar apo goditur me 26 shkurt. Është e vërtëtë që ka pasur një provokim nga disa përfaqësues politikë të qeverisë, të cilët kanë tentuar të hyjnë me arrogancë mes qytetarëve protestues dhe janë larguar prej tyre nga zona që ishte planifikuar për t’u zhvilluar tubimi. Ka qenë policia që në shkelje flagrante, ka përdorur mjete të helmimit masiv ndaj qytetareve”, tha Bardhi.

Për sa më lart, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike njofton se opozita nuk tërhiqet nga e drejta e saj kushtetuese për të protestuar. Në letërkëmbim, tubimi thuhet se do mbahet të martën në orën 9:00, por në faqen e kuvendit, ashtu si herën e shkuar, është publikuar vetëm rendi i seancën dhe jo koha kur mazhoranca do të mblidhet.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *