Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj flet për mbledhjen informale me kolegët në një lokal: Ishte kafe miqësore, s’kemi marrë vendime


Deputeti i PD-së Enkeljed Alibeaj është pyetur nga gazetarët në lidhje me takimin informal që pati pak ditë më parë me deputetët që janë përkrahës të tij, ku u tha se ata vendosën që të vijojë të jetë ai kryetar i grupit parlamentar.

Alibeaj tha se në atë kafe nuk u mor asnjë vendim, por shtoi se ishte një takim i natyrës politike dhe pozicionimit të deputetëve.

“Për kuriozitetin tuaj, në kafe miqësore jemi mbledhur gjithmonë. Nuk është e vërtetë që kemi marrë vendime. Ka pasur diskutime të natyrës politike. Nuk marrim vendime sepse nuk është as vendi për të marrë vendime.

 Nuk ka qenë asnjëherë diskutim. Pse nuk mblidhemi në seli, kjo është një çështje e qartë. E rëndësishme është qëndrimi dhe prania e të gjithë deputetëve që të fokusohemi te këto prioritete. Fillimisht në parlament dhe më pas edhe në rafshe të tjera.”- u shpreh ai.