Vendosni fjalën kyçe....

“Jeruzalem 2022” – Distria Krasniqi fiton medaljen e artë për herë të katërt në xhudo


Distria Krasniqi vijon të bëjë krenarë shqiptarët nëpër botë, duke fituar për të katërtën herë medaljen e artë në Mastersin e Xhudos në “Jeruzalem 2022”.

Krasniqi mundi britaniken, Chelsie Giles, në finalen e kategorisë deri në 52 kilogramë. Në Jeruzalem, Kosova u përfaqësua edhe nga tre xhudistë të tjerë. Sipas KosovaPress, krahas Distrias sot garoi edhe Nora Gjakova, e cila u rendit e pesta në garë, nesër do të garojë Laura Fazliu, ndërsa të enjten edhe Loriana Kuka.

Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka, ka publikuar lajmin e fitores së sotme në një postim në rrjetet sociale, ku tha se: “Jerusalemi sot po njoftohet me Kosovën tonë në dritën e medaljes së artë!”