Vendosni fjalën kyçe....

Meta pret në zyrë shqiptarin e Këshillit Bashkiak të New York-ut (FOTO)


Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka pritur sot në një takim Mark Gjonajn, Këshilltar në Këshillin Bashkiak të New York-ut.

Gjatë këtij takimi, Meta shprehu mirënjohjen për kontributin e jashtëzakonshëm të diasporës shqiptare në SHBA, në ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditave shqiptare, si dhe për forcimin e lidhjeve dhe të marrëdhënieve të shkëlqyera me popullin e institucionet amerikane. Ai vlerësoi kontributin konkret të Gjonajt në këtë drejtim.

Këshilltari shqiptar shoqërohej nga disa përfaqësues të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Meta shprehu besimin se Gjonaj, si një përfaqësues dinjitoz i komunitetit tonë në Amerikë do të vijojë angazhimin e tij të palodhur për çështjen shqiptare, veçanërisht duke ndikuar në një vëmendje më të madhe të administratës amerikane për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, por edhe në sfidat euro-atlantike që po kalojnë shqiptarët në rajon.

“Takim i ngrohtë e vëllazëror me Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju-Jorkut e përfaqësues dinjitoz i diasporës sonë të dashur në Amerikë. Mirënjohje për kontributin e tij të spikatur si veprimtar i palodhur i çështjes shqiptare.”, shkruan Meta krahas fotove të publikuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *