Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimet për përjashtim, Rudina Hajdari i drejtohet ndërkombëtarëve


Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari ende nuk ka zbuluar nëse do e dorëzojë apo jo mandatin ashtu sikurse të gjithë kolegët e saj, përveç Myslim Murrizit sigurisht.

Pas përjashtimit të Murrizit nga Kryesia e PD-së, të shumtë janë ata që kanë reaguar se do të ndodhë e njëjta gjë me Hajdarin, nëse ajo bën të njëjtijn veprim. Përfshirë këtu, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Hajdari ka shpërndarë një intervistë që sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë i Partisë Demokratike Gert Bogdani ka dhënë për mediat, krahas të cilës ka etiketuar një sërë personalitetesh të SHBA-së dhe BE-së, a thua se po kërkon ndihmë nga ata.

 “Mirë që ma thatë”, thotë Hajdari.

Në intervistën e shpërndarë, Bogdani shprehet se qëndrimi i PD-së ndaj Hajrarit do të jetë i njëjtë si me Murrizin, nëse ajo nuk pranon të djegë mandatin.

 “Besoj se standardet duhet të jenë të njëjta. Nuk mund të bëjmë standarde të dyfishta, nuk ka ndryshime midis Rudina Hajdarit dhe Myslim Murrizit në këtë rast”, tha Bogdani i cili kujton se Hajdari ka qenë e gatshme që në dhjetor që ta dorëzonte mandatin.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e kaluar në emisionin “Opinion, kur tha se nuk mund të ketë dy standarte: “Përjashton veten. Zoti Murrizi ka qenë në grup parlamentar, ka votuar. Nuk di se mund të adoptohen dy standarde”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *