Vendosni fjalën kyçe....

Rudina Hajdari: Mandatin e deputetit nuk e konsideroj mjet të interesit vetjak, qëndrimin do e bëj publik shumë shpejt


Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari e cila nuk ka hequr dorë nga mandati si kolegët e saj në Parti, ka reaguar lidhur me këtë ngjarje.

Në një postim në Facebook, Hajdari e konsideron “heqjen dorë nga mandati” si vendim individual dhe se për këtë do mbajë një qëndrim publik.

Hajdari sqaron se “mandatin e deputetit nuk e ka konceptuar kurrë si “një mjet të interesit vetjak i cili nuk duhet dorëzuar kurrësesi”.

Më tej Hajdari shkruan se do jetë gjithmonë përballë demokratëve dhe qytetarëve.

Postimi i plotë:

Është e natyrshme që historia ime familjare ndikon sa në sjelljen time politike aq edhe në perceptimin publik të saj.

Kushtetuta e Shqipërisë e ka përcaktuar “heqjen dorë nga mandati” të deputetit si vendim individual, pavarësisht kësaj unë nuk e ndiej vetën aspak të shkëputur nga grupi parlamentar i PD dhe nga misioni i saj.

Për shkak të karakterit dhe formimit tim, “vendimet” i kam vlerësuar gjithnjë fort duke i’u kushtuar kohën, analizën dhe vëmendjen e duhur dhe ky rast është një ndër më të rëndësishmit.

Për këtë, gjatë kësaj periudhe jam konsultuar me personalitete politike të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësues të aleatëve më të çmuar, seriozë e të vendosur në rrugën e vështirë të kombit tonë, që nga shpallja e pavarësisë, rrëzimi i rregjimit komunist e më tej në proçeset trasformuese të zhvillimit ekonomiko-social dhe të integrimit euro-atlantik.

Mandatin e deputetit nuk e kam konceptuar kurrë si “një mjet të interesit vetjak i cili nuk duhet
dorëzuar kurrësesi”.

Nuk ka kaluar kohë shumë e gjatë nga 8 dhjetori 2018 kur shpreha gaditëshmërinë time të sinqertë për të lënë mandatin e deputetit e për t’u bashkuar me studentët për kauzat e kombit, “për ndërtimin e një sistemi të vërtetë demokratik në Shqipëri”, por ky propozim ishte në një kontekst komplet të ndryshem nga ai që është tani. Bëhej fjalë për sakrificë politike individuale për t’iu ardhur në ndihmë studentëve në kauzën e tyre dhe jo për vendim kolektiv i cili pritet të ketë risqe.

Ju lutem të më mirëkuptoni se nuk kam mundur të shprehem për këtë çështje prej mbrëmjes të së premtes që jam kthyer për shkak të disa problemeve shëndetësore. Qëndrimin tim do t’a bëj publik shumë shpejt.

E kam shumë të qartë misionin tim si person politik por edhe si qytetare, do të jem gjithmonë e rreshtuar përkrah me demokratët, të rinjtë, studentët dhe qytetarët Shqiptarë në interesin kombëtare për një Shqipëri demokratike dhe Evropiane.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *