Vendosni fjalën kyçe....

Rama për medien italiane: Opozita përpjekje për të krijuar krizë nga frika për t’u përballuar në zgjedhjet vendore


Kryeministri, Edi Rama në një intervistë  për “TG2 Post”, u shpreh se është opozita që po përpiqet të krijojë një krizë artificiale nga frika për t’u përballur me zgjedhjet vendore të qershorit, ku sipas sondazheve të tij rezulton humbëse.

“Për fat të keq kemi parë këto  imazhe që kanë dhënë përshtypjen e një vendi që është në krizë por nuk është. Ka një krizë artificiale të krijuar dhe të dashur nga një opozitë që duhet të përballet me zgjedhjet vendore të qershorit, është tepër mbrapa sipas sondazheve, ka humbur para një viti e gjysmë në zgjedhjet që janë njohur nga të gjithë dhe vetë opozita, me zgjedhje që kanë qenë më të mirat që kemi pasur.

Por nëse unë do të thosha që korrupsioni në Shqipëri nuk është një problem, do të thosha një të pavërtetë. Por nëse unë ju them se korrupsioni në Shqipëri është luftuar si asnjëherë më parë është një gjë që mund të verifikohet dhe në raportet e një viti më parë të KE.

Rama refuzoi të komentojë akuzat e ish-kryeministrit Berisha ndaj tij dhe qeverisë.

Nuk flas kurrë për kundërshtarët politik në një gjuhë të huaj. Nuk bëj debat të brendshëm në televizione dhe gazeta të huaja në respekt të njerëzve të mi. Shqipëria ka 4.2 milion banorë. Pyetni Gaurdia di Finanzën nëse kemi bërë apo jo një pastrim të plotë të kanabisit.

Dua tu them të gjithë italianëve që të kuptojnë se nuk ka asnjë revolucion, as një kauzë, as një rrezik për askënd. Është revolte e establishmentit të vjetër që ka humbur dhe të lobeve që kanë humbur, ai  i drogës, bixhozit dhe lobe të tjera që qëndrojnë pas këtyre manifestimeve. Jeta vazhdon, ne vazhdojmë të qeverisim dhe të vazhdojmë drejt BE”-ka thënë Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *