Vendosni fjalën kyçe....

Doktor Pipero shfaqet në spotin e PS-së, kritika opozitës: Po dëmtojnë procesin jetik të vaksinimit (VIDEO)


Këtë mëngjes kryeministri Edi Rama ka publikuar spotin e radhës për Partinë Socialiste, në të cilën shfaqet mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero.

Ky i fundit u drejtohet politikanëve të opozitës, duke i akuzuar se po dëmtojnë rëndë procesin e vaksinimit në Shqipëri.  Madje se po rrezikojnë sezonin turistik.

Pipero përpiqet t’u japë një mesazh shqiptarëve mbi kontrastin mes maxhorancës dhe opozitës, duke u sugjeruar të zgjedhin “jetën”, numrin 12 në listë.

“Dëgjoj disa politikanë të deklarojnë se vaksinimi mbjell vdekje dhe nuk dua ta besoj që ata nuk duan që Shqipëria të vaksinohet!

Politikat e tyre e dëmtojnë këtë process jetik, madje rrezikojnë edhe këtë sezon turistik! Shqipëria nuk mund të ndalet tani që po del nga ky tunel i gjatë, ndaj politikanët duhet të ndalin sulmet ndaj vaksinimit, madje edhe grumbullimet që mundësojnë infektimet. Shëndeti, jeta mbi të gjitha! Zgjidh jetën!”– shprehet doktor Pipero në këtë spot elektoral.

Pipero nuk është i pari personazh i njohur në vend që i bashkohet publikisht fushatës së Partisë Socialiste. Nga bota e artit, në spotet e PS-së janë shfaqur më herët edhe aktorët Tinka Kurti dhe Robert Ndrenika.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *