Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Dako meriton të rizgjidhet, ka bërë punë të mirë


Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi se kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka bërë një punë të shkëlqyer për 16 vite në këtë detyrë dhe se meriton të rizgjidhet.

Por Balla  theksoi në emisionin “Dritare” se është asambleja e PS ajo që vendos. Balla ka replikuar me gazetarët përballë tij duke kundërshtuar blerjen e votave dhe deklaroi se PS kërkon të marrë edhe bashkinë e Shkodrës dhe Kukësit.

Edhe ditën e sotme ka pasur një vendim nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i cili lejon kandidimin edhe për ata kryebashkiakë që kanë mbi 3 mandate.

Për sa i përket protestës në vend ai tha se ndryshe nga ato në vende të ndryshme të Europës inspirohet nga lidershipi i dy partive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *