Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Me Ilir Metën dhe partinë e tij nuk ka bashkëpunim, do konsultohemi me PD-në për emrin e zëvendësuesit


Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Pallatin e Brigadave deputetët e PS-së pas zgjedhjeve të 25 prillit. Pasi u bëri thirrje socialistëve që të bëhen gati për të fituar edhe zgjedhjet lokale që mbahen pas dy vitesh si dhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, Rama foli edhe për një hapjeje të PS-së.

Po ashtu gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe tek presidenti Ilir Meta, për të cilin Parlamenti ka ngritur një Komision Hetimor për ta shkarkuar nga detyra.

“Mesazhi im i tretë është për të gjithë opinionin publik. Me Ilir Metën dhe me partinë e tij, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim.

Ilir Meta duhet të shkarkohet nga detyra, si personifikim i antishtetit, i ndëshkuar nga populli shqiptar më 25 Prill, një personazh grotesk që e turpëron Shqipërinë, që e turpëron shoqërinë shqiptare, që e turpëron çdo qytetar normal të këtij vendi me parinë e tij në krye të shhetit.

Shkarkimi i Ilir Metës nuk është i gjithi vetëm në dorën tonë, këtë e dimë, por do të bëjmë cmos për ta ç’minuar Institucionin e Presidentit të Republikës duke votuar në bllok shkarkimin.

Dhe dua ta bëj të qartë se ky shkarkim nuk ka lidhje me asnjë motiv tjetër përveç pozicionimit tonë publik në anën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, të cilët me të drejtën e Zotit dhe të popullit Sovran nuk duan ta shohin më tutje Ilir Metën në rolin e Presidentit të Republikës.

Është shumë herët për të folur për zëvendësimin dhe për zëvendësuesin e tij, por në çdo rast, qoftë parakohe apo në kohë, në varësi se si do të shkojë ky process, ne do të konsultohemi me PD-në për emrin e presidentit të ri.”- deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *