Vendosni fjalën kyçe....

Ndotja e lumit Gjanica në nivele alarmante, dëshmia përmes fotove nga ekspozita e dy viteve më parë e aktivistes


Dy vjet më parë në Tiranë u bë një fushatë nga aktivistja Xhentiana Muskaj, për të treguar ndotjen e lumit Gjanica në Fier.

Për të dëshmuar nivelin e ndotjes nga ana e aktivistes Muskaj u paraqitën në ekspozitë rroba e lara në ujin e lumit Gjanica i cili përshkon qytetin e Fierit.

Në fotot tregohet se në çfarë gjendje ndodhet uji i lumit Gjanica, ndërsa Muskaj ngre shqetësimit se ekspozita nuk mjaftoi për të vënë në lëvizje autoritetet për këtë shqetësim që prek mijëra banorë të Fierit.

“Dy vjet më parë fillova një fushatë kundër ndotjes së lumit “Gjanica”. Kur e paraqita projektin si aktiviste, shumë pak e dinin se sa e ndotur ishte “Gjanica”. As unë nuk e dija. E ndjeja se kisha për detyrë të informoja se sa ishte i ndotur. Ekspozita e parë u hap në Tiranë. Natën e parë kishte kavanoza me ujë nga Gjanica, rrobat në foton më poshtë ishin larë në lumë, në mesin e dhjetorit dy vjet më parë”-shkruan Muskaj


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *