Vendosni fjalën kyçe....

Si reagoi Irina Shayk pas performancës së Bradley Cooper-it me Lady Gaga-n (FOTO/VIDEO)


Bradley Cooper dhe Lady Gaga duket se kanë shumë kimi mes tyre dhe filmi “A star is Born” dhe performancat e tyre live të këngës “Shallow” e vërtetojnë këtë.

Që pas publikimit të filmit, në rrjetet sociale dhe mediat e showbizz-it amerikan kanë qarkulluar thashethemet se mes dy artistëve ka diçka më shumë se thjesht miqësi.

Por ndërsa Gaga ka dalë nga një marrëdhënie e gjatë, Cooper është i martuar me modelen Irina Shayk dhe ka edhe një fëmijë me të.

Ndërkohë që njerëzit në rrjet komentojnë se Cooper ishte gati të puthte Gaga-n në skenë gjatë performancës në ndarjen e çmimeve “Oscar”, një i pranishëm ka filmuar audiencën në fund të këngës “Shallow” dhe Irina duket se nuk do t’ja dijë për këto thashetheme.

Përkundrazi ajo ishte e para që u ngrit në këmbë për të duartrokitur partnerin dhe kolegen e tij.

Madje ajo është fotografuar duke u përqafuar me Gaga-n dhe të dyja dukeshin shumë të afërta me njëra-tjetrën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *