Vendosni fjalën kyçe....

Regina King shkëlqen në fustan të bardhë, si ishin veshur aktorët për ceremoninë e “Oscars 2019” (FOTOT)


Regina King triumfoi mbrëmjen e kaluar në ndarjen e çmimeve “Oscar” duke u shpallur si aktorja më e mirë në një rol dytësor. 

Green Book fitoi çmimin për Foton më të Mirë. Regina King, Mahershala Ali, Rami Malek dhe Olivia Colman ishin në krye të kategorive për aktorët më të mirë në rolet kryesore dhe dytësore dhe Spike Lee fitoi një “Oscar” për herë të parë.

Bohemian Rhapsody fitoi katër çmime “Oscar” ndërsa Black Panther dhe Roma fituan tre secila. Por edhe Bradley Cooper dhe Lady Gaga nuk dolën pa një çmim pasi kënga e tyre Shalloë fitoi çmimin  si “Kënga më e mirë origjinale”.

King u shfaq në tapetin e kuq të dielën veshur me një fustan të bardhë dhe të gjatë, byzylyk diamanti dhe një palë vathë diamanti në formë dardhe nga Chopard. 

Jennifer Lopez nga ana tjetër na befasoi me një fustan që dukej sikur ishte krijuar me copëza pasqyre. Ndërsa Lady Gaga me një fustan të zi, ndërsa në qafë mbante një prej diamantëve më të mëdhenj që kemi parë. Më poshtë keni fotot ku mund të shihni se si ishin veshur aktoret në këtë event.