Vendosni fjalën kyçe....

Partizani vulos fitoren ndaj Flamurtarit dhe saldon kreun e renditjes


Me fillimin e pjesës së dytë, Partizani e ka dominuar ndeshjen ndaj Flamurtarit duke shënuar 2 gola radhazi e duke e çuar rezultatin e ndeshjes në 3-1. Pjesa e parë e takimit përfundoi 1-1.

Fillimisht ishte ishte Partizani që shënoi golin me anë të Bardhit por avantazhi nuk zgjati shumë. Ishte Ribaj ai që baraspeshoi gjithçka por menjëherë pas shënimit të golit, teksa lojtarët e Flamurtarit po festonin pati përplasje mes tifozëve dhe rojeve private të stadiumit.

Pas ndërhyrjes së policisë situata u normalizua por kjo i kushtoi daljen me karton të kuq sulmuesit Ribaj, që u ndëshkua nga gjyqtari për shkak të debatit të lojtarit me tifozët e Partizanit.

Kur nga fundi i ndeshjes kanë mbetur edhe pak minuta, të kuqtë shkojnë drejt fitores të sigurt, duke forcuar edhe më shumë pozitat në krye të renditjes.

Ditën e nesërme luhen ndeshjet e tjera të javës dhe ekipi i Gegës është në pritje të rivalëve të Kukësit që luan ndaj Kamzës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *