Vendosni fjalën kyçe....

Zhbllokohet Partizani, Bardhi kalon “të kuqtë” në avantazh ndaj Flamurtarit


Bardhi ka zhbllokuar rezultatin e takimit që po luhet në stadiumin Selman Stërmasi duke kaluar në avantazh Partizanin ndaj Flamurtarit.

Sulmuesi i talentuar ka mundur të shfrytëzojë si duhet një pasim të Asanit duke gëziar tifozët e shumtë, që pavarësisht të ftohtit kanë mbushur shkallët e stadiumit.

Aktualisht të kuqtë mbajnë vendin e parë në renditje dhe kanë 7 pikë më shumë se Teuta e vendit të dytë, që u mund në Gjirokastër ndaj Luftëtarit.

Ekipi i Gegës e kryeson kampionatin që prej javëve të para dhe këtë sezon është ndër kandidatët kryesorë për titullin  kampion.

Flamurtari ka barazuar rezultatin 5 minuta para përfundimit të pjesës së parë të takimit. Ka qenë Ribaj që nëpërmjet një kundërsulmi të shpejtë ka barazuar shifrat duke baraspeshuar shifrat.

Pas kësaj situata është tensionuar duke qenë se disa tifozë të Partizanit janë futur në fushën e lojës duke u përplasur me rojet private të stadiumit. Është dashur ndërhyrja e forcave të rendit për të qetësuar situatën.

Gjyqtari i ndeshjes i ka nxjerrë kartonin e kuq pikërisht golashënuesit Ribaj dhe tashmë Flamurtari duhet të luajë pjesën e dytë të ndeshjes me një lojtar më pak.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *