Vendosni fjalën kyçe....

Erërat e forta, përmbyset kamioni i tretë për sot


Një tjetër kamion është përmbysur mesditën e sotme në veri të vendit, si pasojë e motit të keq me erëra të forta.

Kamioni mësohet se është përmbysur në aksin rrugor Pukë-Shkodër, në vendin e quajtur Qafë-Qelë.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka patur persona të plagosur por vetëm dëme materiale.

Kujtojmë se ky është kamioni i tretë që rrëzohet për sot për shkak të erërave të forta që kanë përfshirë vendin. Më herët, një kamion i tonazhit të rëndë u përmbys në aksin Lezhë-Milot, ndërsa një tjetër pranë Urës së Milotit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *