Vendosni fjalën kyçe....

Probleme me energjinë elektrike në Lezhë, era e fortë përmbys kamionin tek ura e Milotit (FOTO)


Erërat e forta dhe reshjet e dëborës kanë përfshirë vendin nga veriu në jug. Pranë urës së Milotit ka ndodhur incidenti i parë si pasojë e përkeqësimit të motit.

Si pasojë e erës së fortë u përmbys një kamion në superstradën Lezhë-Laç, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Në rrethin e Lezhës, rrjeti elektrik ka pasur probleme dhe si pasojë ka patur ndërprerje të energjisë elektrike. Kjo zonë është e njohur për erëra të forta dhe probleme me energjinë elektrike në raste të tilla.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *