Vendosni fjalën kyçe....

Erërat e forta, rrëzohet një tjetër trajler në aksin Lezhë-Milot (VIDEO)


Një tjetër incident është shënuar sot për shkak të erërave të forta. Një trajler i tonazhit të rëndë është përmbysur në aksin rrugur Lezhë-Milot pranë vendit të quajtur Markatomaj.

Nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Një tjetër incident u shënua më herët pranë urës së Milotit. Një kamion i ngarkuar me polisterol u rrëzua gjithashtu si pasojë e erës së fortë. Për fat të mirë as nga ky rast nuk kishte të lënduar.

Policia ka bërë thirrje që drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes nga Lezha në Fushë-Krujë, ku erërat janë më të forta. Në këto zona, erërat e forta kanë shkaktuar edhe dëme në rrjetin elektrik dhe si pasojë ka ndërprjerje të energjisë elektrike. Për shkak të kushteve atmosferike është e pamundur të ndërhyhet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *