Vendosni fjalën kyçe....

“Lënia e mandateve-ide Trumpiste, edhe Basha po bën si Trump-i”


Klevis Balliu, një prej deputetëve të opozitës që ka djegur mandatin shprehet se ky vendim është një ide “Trumpiste”.

Përmes një shkrimi të publikuar në rrjetet sociale, Balliu e pranon se djegia e mandateve është një hap ekstrem për stablishmentin politik, por përsa i përket njerëzve vizionarë çdo gjë është e mundur.

Ai kujton presidentin amerikan Donald Trump, i cili iu kundërvu gjithë establishmentit dhe fitoi. Balliu krahason kreun e PD-së Lulzim Bashën me Donald Trump-in.

“Lënia e mandateve është ide Trumpiste

Është e vërtetë që djegia e mandateve është një rast i paprecedent dhe një hap absolutisht ekstrem.

Por në raste ekstreme merren dhe masa ekstreme.

Kuptohet për establishmentin politik, i cili është prodhim i vetë sistemit politik.

Asnjë politikan rrace nuk mund ta konceptojë këtë hap ekstrem për një vend demokratik.

Por për njerëz të lirë dhe vizionarë, e gjithashtu guximtarë që janë jashtë establishmentit çdo gjë është e mundur.

Këta individë sot quhen “trumpist” pasi Presidenti Trump ju kundërvua gjithë establishmentit dhe makinerisë së tyre propagandistike dhe në mënyrë të paprecedentë i luftoi dhe e mundi establishmentin.

Vetëm Presidenti Trump mund të bënte një lëvizje të tillë guximtare në emër të demokracisë dhe sistemit demokratik.

Trump përshembull gjatë fushatës së tij tha: Unë nëse humb nuk do i njoh zgjedhjet që është diçka që nuk ndodh kurrë në SHBA.

Nuk ndodh, sepse në tërësi të gjithë kandidatët kanë qenë pjesë e establishmentit politik, ndërsa Trump duke mos qenë pjesë ai ishte më i lirë dhe duke qenë i lirë argumentat e tij ishin për njerëzit e lirë për njerëzit e lodhur nga establishmenti dhe kompromiset politike.

Ndaj Trump tha prerë se ska kompromis: Unë me ju dhe ju më mua.

Të njëjtën gjë bën dhe Basha sot, unë me ju dhe ju me mua, hajde të shembim padrejtësinë dhe vjedhjen e vendit.

Ka një veçanti që Zoti Basha mund të duket si pjesë e establishmentit për disa, por edhe sikur të jetë fakti që bën një levizje të tillë tregon që Basha midis establishmentit politik dhe Donald Trump political theory Basha zgjodhi të jetë një Trumpist.

Qenia Trumpist do të thotë të jesh me Presidentin e SHBA dhe popullin e tij që janë miqtë tanë.”, shkruan Balliu.

Më tej Klevis Balliu në vijim të idesë se djegia e mandateve është veprim ekstrem, shton se veprime të tilla ndërmerren në raste ekstreme dhe sipas tij Shqipëria ndodhet sot në një situatë të tillë.

“Gjithashtu në raste ekstreme merren masa ekstreme.

Dhe Shqipëria është në një situatë ekstreme, pasi kemi një drejtësi të kapur skemi gjykatë të lartë skemi Gjykatë Kushtetuese 20 përqind të votave janë vjedhur dhe këtë e thotë OSBE ODIHR dhe është faktuar me përgjimet e dosjes 339 nga Zëri i Amerikës.

Gjithashtu, Parlamenti nuk funksionon se pse kemi njerëz me rekorde kriminale një riaktivizim të ish sigurimsave të shtetit si dhe mohim të procedurave normale parlamentare.

Ndaj mendoj që është koha që Shqipëria ti afrohet mikut të saj Presidentit Donald Trump.

Dhe janë këto arsye që i bën qytetarët të bashkohen kundër një qeveria tashmë e cila duhet larguar në çdo çmim.

Pasi miqësia jonë me Presidentin e SHBA është vënë në rrezik që nga koha e kur Rama e sulmoj barbarisht për të ndihmuar fondacionin Soros.”, përfundon Balliu.