Vendosni fjalën kyçe....

Jo vetëm pas Dua Lipës, fansat “fiksohen” edhe pas babait të saj


Dukagjini është shumë i famshëm. Ai është shumë i dashur në Kosovë, ku Dua dhe familja e saj jetuan kur ajo ishte fëmijë. Duki ishte një yll i madh rock-u në vitet ’90.

Babai i Dua Lipës, Dukagjini, i cili në Shqipëri e Kosovë njihet shumë për shkak të karrierës së tij muzikore. Të gjithë ata që duan muzikën e tij e thërrasin me emrin Duki dhe e shijojnë sa herë ai i kthehet skenës për ndonjë këngë përshëndetëse.

Por, kësaj radhe do flasim për tërheqjen që ka shkaktuar së fundmi në “Brit Awards 2019”. Bustle shkruan se babai i këngëtares me origjinë shqiptare është kthyer në hit në Twiter.

Madje shumë prej fansave kanë kërkuar që të ndërrojnë baballarët e tyre me Dukin.

Dukagjini është shumë i famshëm. Ai është shumë i dashur në Kosovë, ku Dua dhe familja e saj jetuan kur ajo ishte fëmijë. Duki ishte një yll i madh rock-u në vitet ’90. Ai ka lëvizur drejt Londrës në vitin 1992. Megjithatë Lipa-t mbajtën një lidhje të ngushtë me Kosovën dhe në vitin 2018 ata kanë mbajtur një festival muzikor ‘paqedashës’ në verë të 2018-ës. Dua dhe babai i saj janë shumë të afërt dhe në një intervistë për ‘The Guardian’ Dua ka treguar se etikën e punës e ka nga ai,”- shkruan Bustle.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *