Vendosni fjalën kyçe....

Ishte në paraburgim, humb jetën i riu në Elbasan


Gjendet i pajetë një i paraburgosur në Elbasan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku i riu Bledar Doda është gjetur nga gardianët i varur në qelinë e tij të paraburgimit në Bradashesh.

Doda është dërguar pa shenja jete në urgjencën e spitalit rajonal të Elbasanit.

Policia ndërkohë njofton se ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, por paraprakisht mendohet se i riu, rreth moshës 25-vjeçare është vetëvarur në kushtet e depresionit. I riu nga Burreli akuzohet për përndjekje.

Vijon…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *