Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarët i zënë rrugën Ramës në Gjirokastër: Kthehu mbrapsht! (FOTO)


Qytetarët e Gjirokastrës janë ngritur në protesta në ditën që kryeministri Edi Rama pritet të nisë një vizitë dy-ditore nga ky qytet.

Protestuesit me në krye deputetin demokrat Tritan Shehu kanë bllokuar rrugën nacionale Tepelenë-Gjirokastër.

Në vendin ku po zhvillohet protesta ka dhe forca të shumta policie. Qytetarët kërkojnë nga Rama që të kthehet mbrapsht.

“Ai duhet të kthehet mbrapsht dhe të japë dorëheqjen. Populli është i gjithi në rrugë, duke ikur jashtë shtetit. Edhe në ’97-ën nuk u largua populli nëpër rrugë siç po largohet tani.”, tha një protestues.

Deputeti demokrat Tritan Shehu, tha se protesta e sotme po bëhet kundër varfërisë dhe krimit ndërsa përcjell mmesazhin për Ramën që të kthehet mbrapsht.

“Është një protestë realisht kundër varfërisë, kundër korrupsionit, drogës, kundër krimit. Qytetarët mbi 8 mijë, 9 mijë janë dëtyruar të lënë vendin, të lënë shtëpitë e tyre sepse nuk shohin asnjë shpresë. I thotë kryeministrit mos hajde në Gjirokastër, ik mbrapsht.

Nga sa jemi informuar, i gjithë qarku i Gjirokastrës është i blinduar, krejtësisht në masa të rrepta policore, pasi padyshim ky regjim i trembet qytetarëve, i trembet popullsisë dhe kërkon të mbrohet pas uniformave që po bëjnë detyrën e tyre.”, tha Shehu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *