Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një video në Instagram ka ironizuar opozitën duke përdorur këndimin e himnit nga Lulzim Basha, të modifikuar në një audicion për talente.
Në video kreu i PD-së, Lulzim Basha me mikrofon në dorë teksa këndon himnin kombëtar të vendit para jurisë së “The Voice Kids Albania”, ndërsa Monika Kryemadhi së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha e inkurajojnë. Gjatë videos dëgjohen edhe pjesëtarët e jurisë të cilët shprehen “Çun apo gocë”, “Obobo”, “Më zhgënjeu” etj.