Vendosni fjalën kyçe....

Rama braktis planet për Gjirokastër, takon Ruçin te Kryesia e Kuvendit (FOTO)


Kryeministri Edi Rama duket se i ka braktisut planet e tij për të organizuar një miting në Gjirokastër ndërkohë që zhvillohet protesta e opozitës.

Rama ka më shumë se 40 minuta që ndodhet në Kryesinë e Kuvendit, ku po zhvillon një takim me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin. Nuk dihet nëse Rama e ka shtyrë tkaimin në gjirokastët për në orët e pasdites, apo e ka lënë fare.

Sikurse shihet edhe në fotot e mëposhtme, makina e Ramës ndodhet e parkuar pranë godinës ku ndodhet Kryesia e Kuvendit. Edhe kryesia është rrethuar me tela me gjemba, njëlloj si godina e Kuvendit, ku mijëra njerëz janë mbledhur për të protestuar sot.

Në protestën e opozitës sot kanë marrë pjesë mijëra njerëz, të cilët kërkojnë rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. /Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *