Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet seanca në Apel për Shullazin dhe grupin e tij


Është shtyrë sërish seanca Gjykatën  e Apelit për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e tjerë të grupit të tij, Blerim Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqjan, Endrit Zelën.

Shkak për shtyrjen e seancqës është bërë mungesa e dy prej avokatëve mbrojtës.

Në vendimin e gjykatës së Krimeve të Rënda të dhënë në nëntor të vitit të shkuar, Shullazi është dënuar me 14 vite burgim për disa vepra penale si ajo e krijimit të një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa është shpallur i pafajshëm për kërcënimin ndaj rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe paraardhësit të tij, Dhori Kule.

Ai është shpallur fajtor për shtrëngim dhe kanosjen për dhënie pasurie në dëm të biznesmenit Ylvi Beqaj.

Nga shtatë akuza të ngritura nga Prokuroria, Shullazi u shpall fajtor për tre akuza.

Në vendimin e gjykatës thuhet se të pandehurit nuk përfitojnë lirim me kusht.

Prokuroria kërkoi në total 64 vite burg për bandën e Shullazit, ndërsa për vetë kreun e saj, Emiljano Shullazi kërkoi 17 vite burg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *