Vendosni fjalën kyçe....

350 MIJË USD, Caka s’përmbahet ndaj Spiropalit: Vëllai, burri dhe kushëriri i vodhën me bekimin tënd, të pret burgu


Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, ka reaguar lidhur me investigimin që nxjerr zbuluar ministren Elisa Spiropali, për përfitimin e tenderave prej 350 mijë dollarëve të vëllait të saj, dhënë nga bashkëshorti.

Caka thotë se ky investigim i “BoldNews” ka treguar se qeveria po punon vetëm për kryeministrin, ministrat dhe njerëzit e tyre, ndërsa shton se dosjet flenë në Prokurori.

“Llaxore te dera, dil se të erdhi vera…

Nga karrigia e pushtetit, është shumë e thjeshtë të bësh arroganten dhe të vjedhësh paratë e shqiptarëve, me mënyra të paskrupullta dhe skema të trasha.

Në këtë link, faktohet kristal e qartë vjedhja familjare e 350 mijë $, nga bashkëshorti, vëllai dhe krushku i Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Me bekimin politik të saj, 3 këmbët e perustisë Spiropali-Totaj-Memushaj (vëllai, burri dhe kushëriri i burrit të Ministres), vjedhin 350 mijë $, duke treguar edhe një herë se kjo qeveri punon vetëm për Kryeministrin, ministrat, familjarët e tyre dhe klientët e pushtetit.

Ndërkohë, dosjet e korrupsionit në Dogana, faktuar nga raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, flenë në Prokurori.

Llaxore nga vulgu, dil se të erdhi burgu “, shkruan Caka.

Në investigimin e publikuar një ditë më parë nga “BoldNews”, thuhet që të paktën 350 mijë dollarë kanë përfituar trekëndëshi Salarjon Totaj (bashkëshorti i Spiropalit), Enkli Spiropalit (vëllai i Spiropalit) dhe Marjus Memushajt (krushku i Spiropalit).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *