Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se ekzekutoi gruan e pronarit në tualet, prokuroria kërkon burg përjetë


Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për ekzekutorin e Suela Sulës, Fatjon Karmeshtna.  

Ky i fundit akuzohet se ka vrarë Sulën më 18 prill 2016.

Sipas Karmeshtnës, porosia për vrasjen i është dhënë nga bashkëshorti i Suelës, Sadetin Sula.

Fillimisht u dyshua për vetëvrasje të Suela Sulës, por hetimet zbuluan se ajo ishte vrarë nga Karmeshtna, duke i vënë duart në fyt.

Më herët gjykata për Krime të Rënda kishte dënuar me burg përjetë bashkëshortin e së ndjerës, Sadetin Sula, i cili u akuzua se kishte porositur Karmeshtnën për vrasjen e bashkëshortes së tij.  

Sula, pronari i një mobilerie në fshatin Melgushë të Shkodrës, u fajësua si porositës i vrasjes.

Disa regjistrime audio të gjetura në telefonin e viktimës gati dy vjet pas ngjarjes i dhanë një kthesë të fortë hetimit për zbardhjen e krimit.

Në regjistrimet e bëra në shtator 2015, i pandehuri Sadetin Sula i vinte në dyshim bashkëshortes atësinë e tij tek një prej fëmijëve të çiftit.

Ndërsa në një tjetër regjistrim, pronari i mobilerisë i kërkonte punonjësit të tij Fatjon Karmneshta, t’i bëjë magji bashkëshortes së tij që t’i bindej atij, si dhe i druhej divorcit, pasi mund t’i ndahej pasuria.

Veprimet e mëtejshme hetimore provuan shkencërisht se Suela Sula ishte mbytur me duar nga Fatjon Karmeshtna, me porosi të bashkëshortit të saj.

Materiali gjenetik i lënë prej tij në një shishe uji rezultoi i njëjtë me materialin e gjetur në thonjtë e viktimës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *