Vendosni fjalën kyçe....

Avionët ushtarakë rrëzohen teksa bënin akrobaci në ajër, humb jetën piloti (Videot)


Një pilot vdiq, pasi dy avionë nga ekipi i akrobacisë së Indian Air Force (INF), i njohur si Surya Kiran (Rrezet e Diellit), u rrëzua, ndërsa po jepte një shfaqje për Aero India Shoë 2019.

Në të dy aeroplanët ishin gjithsej tre pilotë, njëri prej të cilëve vdiq, ndërsa të dy të tjerët u nxorrën në mënyrë të sigurt, njoftoi media lokale, duke cituar autoritetet zyrtare.

Filmimet nga skena tregojnë se si aeroplanët bien nga qielli, teksa aeroplanët rrotullohen teksa zbret. Në një video tjetër, të dy pilotë e mbijetuar u panë duke u hedhur me parashutë nga avionët e tyre.

Personat e pranishëm në shfaqje kapën momentin kur një pilot i plagosur ishte duke u trajtuar menjëherë pas rënies në tokë.

Aeroplani u rrëzua pranë bazës Yelahanka, pranë qytetit jugor të Bangalorit. Pilotët thuhet se po tregonin aftësitë e tyre për edicionin e 12-të të Aero India Shoë 2019.

Detajet se si ndodhi aksidenti nuk njihen ende, ndërsa autoritetet janë duke hetuar ngjarjen e rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *