Vendosni fjalën kyçe....

Publikoi një foto pistolete në rrjet, policia e procedon për thirrje të dhunshme


 

Publikoi një foto pistolete në rrjet, ku dukeshin edhe fishekët, policia e arreston për thirrje të dhunshme.

Publikimi i fotos ditën e djeshme para protestës me mbishkrimin “Sot do shembet tirania e skamjes” ka vënë në alarm policinë, e cila e ka proceduar penalisht.

“Publikon foto armësh duke bërë thirrje publike për veprime të dhunshme për protestën, proçedohet nga policia.

Specialistët e Seksionit për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, proçeduan penalisht shtetasin Gj.D. 50 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale ” Thirrje për veprime të dhunshme”.

Ky shtetas, në rrjetet e tij sociale, para protestës së zhvilluar dje, ka postuar foto armësh e municionesh duke i shoqëruar me thirrje publike  për veprime të dhunshme.

Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime mëtejshme”, njofton policia e Lezhës.

Postimi në rrjet

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *