Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli ‘jep dritën jeshile’ për sulmet me dron ndaj të dyshuarve për terrorizëm – Media


Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë miratuar përdorimin e dronëve sulmues për të vrarë të dyshuarit palestinezë për terrorizëm në Bregun Perëndimor, raportoi të enjten Jerusalem Post.

Urdhri vjen pas një bastisjeje të dhunshme një ditë më parë dhe teksa IDF-ja kërkon gjithnjë e më shumë robotë për të kontrolluar territoret palestineze.

Sipas gazetës, komandantët e IDF-së do lejohen të përdorin dron ‘për të kryer sulme nëse persona të armatosur identifikohen se paraqesin kërcënime të menjëhershme për trupat e tyre’. Oficerët e lartë diskutuan ndryshimin doktrinor të mërkurën, vijoi raporti, me shefin e shtabit Gjeneral Aviv Kohavi që nënshkroi urdhrin.

Izraeli ka përdorur dronët Hermes 450 për të kryer atentate ndaj shënjestrave të ndryshme në Gaza që nga viti 2008. Këta dronë kanë qenë në prodhim që nga fundi i viteve 1990. Dronët nuk janë përdorur kurrë për të kryer sulme mbi Bregun Perëndimor, të paktën sipas IDF-së.

Megjithatë, vendimi për të ndryshuar këtë politikë erdhi pasi katër palestinezë u vranë dhe 44 të tjerë u plagosën gjatë një bastisjeje në një kamp refugjatësh në Jenin herët të mërkurën.

Megjithatë IDF-ja po i shqyrtontes sulmet me dron që në maj, kur një komando izraelite u vra gjatë një operacioni të ngjashëm në Jenin, pohoi Jerusalem Post.

Bastisja e së mërkurës kishte për qëllim arrestimin e vëllait të Raad Hazemit, i cili vrau tre civilë izraelitë në Tel Aviv në prill. Sulme të tilla, me sa duket të organizuara dhe të kryera nga Jenin, kanë shkaktuar frikën se IDF-ja së shpejti do kryejë një operacion ushtarak në shkallë të gjerë në Bregun Perëndimor.

Për momentin, Izraeli shpreson që dronët dhe armët me telekomandë mund t’i mbajnë trupat ushtarake jashtë rrezikut në Bregun Perëndimor.