Vendosni fjalën kyçe....

Eurodeputetët kërkojnë heqjen e vizave për Kosovën, Balla i mërzitur me BE-në: Po humbet besueshmërinë


Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka shpërndarë postimin e eurodeputetit Andrey Kovatchev ku së bashku me dhjetëra deputetë të tjerë kanë kërkuar heqjen e vizave për Kosovën.

“Së bashku me 41 eurodeputetët, unë bashkë-nënshkrova 2 letra Presidentit të Francës, Macron dhe kryeministrit holandez një kërkesë për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës në Këshillin Europian  nga fundi i vitit 2020. Kanë kaluar 2 vjet që kur Kosova ka përmbushur të gjitha standardet e teknologjisë, vetëm kështu BE mund të jetë një ndërmjetës i drejtë!’’- shkruan Kovatchev.

Nga ana tjetër Balla shprehet i mërzitur me Bashkimin Evropian pasi thotë se po humbet besueshmërinë dhe kredibilitetin duke mos respektuar përmbushjen e standardeve nga ana e Kosovës.

’Plotësisht dakord me Andrey Kovatchev që BE po humbet kredibilitet dhe besueshmërinë duke mos respektuar Kosovën për përmbushjen e të gjitha standardeve teknike.

Faleminderit të gjithë eurodeputetëve nga të gjitha grupet politike për mbështetjen e madhe të treguar nëpërmjet letrave dërguar Presidentit Macron dhe kryeministrit holandez’’– shkruan Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *