Vendosni fjalën kyçe....

Mes fotosh dhe videosh protesta e 16 shkurtit në Tiranë, kundër Edi Ramës


Mijëra qytetarë janë mbledhur sot përpara godinës së Kryeministrisë, për të kërkuar largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Sipas të dhënave të para të Partisë Demokratike janë nisur më shumë se 50 mijë qytetarë drejt Tiranës.

Protestuesit kanë arritur të thyejnë kordonin e policisë dhe të grisin tendën e vendosur para Kryeministrisë. Ata janë ngjitur mbi skela, duke tentuar ta grisin të gjithën. Ata tentuan të çajnë me çdo kusht derën e Kryeministrisë për të deportuar brenda. 

 

Punonjësit e policisë po përdorin gaz lotsjellës dhe ujë për të sprapsur protestuesit, përplasje e cila vazhdon pavarësisht të lënduarve.

Si pasojë e gazit lotsjellës kanë mbetur të lënduar gjashtë persona. Të pranishmit u kanë ardhur në ndihmë të lënduarve të shtrirë përtokë.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, katër nga të plagosurit janë protestues ndërsa dy të tjerët janë punonjës të policisë.

 

Sipas Bashës, çarja e kordonit të policisë kaq shpejt nga ana e protestuesve nuk do ishte e mundur sikur të mos kishte qenë e qëllimtë nga ana e vetë policëve, të cilët në një moment vendosën të tërhiqen nga protesta.

“Ky që shohim është një skenar. Ju e patë sesi, pas një përpjekjeje fare të lehtë nga një grup banorësh të Unazës, papritur u ça kordoni i policisë, që të përdorej dhuna, të hidhej gazi lotsjellës. Dhe e gjitha kjo që dëgjoni në altoparlant, është pjesë e një skenari kriminal të policisë, të vënë nën urdhrat e Edi Ramës, për të provokuar një gjendje të tillë.

Protestuesit kishin ardhur për të demonstruar paqësisht, pa dhunë. Po flisnin qytetarët. Në qendër të sheshit po flisnin qytetarët e Unazës, po flisnin fermerët, studentët, minatorët dhe, për shkak të skenarit të tyre ogurzi, tani gjendja ka dalë jashtë kontrollit dhe nuk duket asnjë polic, askund. Nuk merr kontakt me organizatorët e protestës, por vazhdon t’i fryjë skenarit të përplasjes dhe të dhunës me këto mesazhe idiote. Policia nuk po zbaton ligjin, policia e ka thyer ligjin.”, deklaroi Basha.

 

Ndërkohë që në Tiranë po zhvillohet protesta e opozitës, Rama është zhvendosur në Vlorë në një takim ku qytetarët janë vendosur me karrige që qëndronin rreth 1 metra larg njëra-tjetrës, ku të filmuara nga lart tregonin një pjesëmarrje shumë herë më të lartë nga sa ishte në të vërtetë. /Hashtag.al