Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj: Kushdo që kërkon njohjen nga Serbia në këmbim të territoreve është armik, kritika Ramës dhe Mogherinit


 

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk i ka kursyer kritikat ndaj homologut Edi Rama, që ka lënë të nënkuptojë se mbështet ndryshimin e kufirit Kosovë – Serbi. Ndonëse nuk ia përmendi emrin, ai u shpreh se promovuesit e kësaj tezë janë armiq të Kosovës, duke e renditur kryeministrin shqiptar në të njëjtën linjë me zyrtarët serb.

“Ka Kosova armiqtë e vet që nuk janë pajtuar as me pavarësinë, as me territorin. I ka pasur dhe do t’i ketë gjithë jetën. Ka edhe njerëz që kanë krijuar Kosovën dhe që e mbrojnë. Kushdo që shënon marrjen e njohjes nga Serbia me ndërrim territoresh ose me lëvizje kufijsh është armiq i 17 Shkurtit dhe Kushtetutës, dhe në aktin e shpalljes së pavarësisë”, sqaroi Haradinaj.

I ashpër ishte edhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federika Mogerini, për të cilën u shpreh se është e padobishme për Kosovës. “Suksesi i Kosovës nuk është i lidhur me dinamikën e zonjën Mogherini, as me agjendën për dialog. Kosova ekziston. Është më vete. Askush nuk mund të më i padobishëm për Kosovën se Mogherini. Ajo ka devijuar diskutimin. Në vend që të flitet për marrëveshje me Serbinë për njohje, ajo e ka devijuar diskutimin në territore dhe kufij. Ajo është armike e vendit tim”, përfundoi Haradinaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *