Vendosni fjalën kyçe....

Tashmë zyrtare, Tonali firmos me Milanin


Sandro Tonali është zyrtarisht lojtar i Milanit pasi që ka kompletuar testet mjekësore dhe do të vesh fanellën me numër 8.

Mesfushori është larguar nga Brescia si formë huazimi për 10 milionë euro me opsionin për blerje edhe 10 milion plus 15 milionë bonuse dhe 10 për qind të shitjes në ndonjë ekip.

Testet mjekësore janë bërë sot kurse ai ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare në mbrëmje.

Ai ishte shumë afër për t’ju bashkuar Interit me kushte të njëjta, por pasi zikaltërit u tërhoqën pas dhe u fokusuan në lojtarë të tjerë, Milan erdhi me ofertën e tyre.

Tonali është një tifozë i madh i kuqezive, kështu që Presidenti i Brescia, Massimo Cellino ka thënë se zgjedhja e 20 vjeçarit ishte e lehtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *