Vendosni fjalën kyçe....

Vasili-Lleshajt: Pse e vonon dorëheqjen?!


“Pse e vonon dorëheqjen?!”, kjo është pyetja që i bën sot Petrit Vasili ministrit të Punëve të Brendshme, Sandër Lleshajt.

Pyetja e Vasilit bëhet sot kur një polic është arrestuar pas dyshimeve të abuzimit me një të mituir.

“Pse e vonon doreheqjen Lleshaj?? Shiheni ne video se si i merr persiper vete pergjegjesite ministri i brendeshem Lleshaj. Me siguri do ta kete dhene doreheqjen pas ngjarjes se fundit te turpshme te policise ne Malesine e Madhe.”, shkruan Vasili duke shpërndarë deklaratën e Lleshajt kur u emërua si ministër në studion e Blendi Fevziut.

“Do më shihni te fytyrat e policëve. Shihni ata, ai jam unë! Nëqoftëse do t’i shihni policët me krimin dijeni që jam unë me krimin! Nëqoftëse i shihni policët të dehur, dijeni që po pi unë. Nëqoftëse i shihni policët të pasjellshëm, diheni që po sillem unë! Pra ata do të jenë fytyra jonë”, thoshte në “Opinion” muaj më parë Lleshaj.

Policia ka arrestuar sot shefin e policisë së zonës Gruemirë në Malësi të Madhe, Berhan Bajrakurtin, i cili u akuzua pak ditë më parë se kishte abuzuar me një vajzë të mitur 15-vjeçare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *