Vendosni fjalën kyçe....

“Drejtuesi më serioz i opozitës”, Meta i përgjigjet Ramës


Presidenti i Republikës Ilir Meta, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, lidhur me deklaratat e tij se ai është “drejtuesi më serioz i opozitës”, pasi kërkoi anulimin e projektit te Unaza e Re.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Meta u pyet lidhur me përplasjet mes tij dhe Ramës,  lidhur me çështjen e Ministrit të JAshtëm dhe për projektin te Unaza.

Meta tha se  qëndrimi i tij ka qenë i përputhur me  Kushtetutёn dhe detyrimet kushtetuese tё Presidentit dhe ai ka mbajtur parasysh së pari interesin kombëtar dhe publik.

“Nё detyrёn time si president unё i referohem vetёm Kushtetutёs sё Republikёs sё Shqipёrisё, interesit kombёtar dhe interesit publik. Nё çёshtjen e ministrit tё jashtёm nuk besoj se kёrkon shumё energji pёr t’iu pёrgjigjur tё gjitha kundёrshtimeve nё lidhje me qёndrimin tim, pёr arsye se kam qenё mjaft i hapur pёr çdo zgjidhje pёr personin e propozuar nga kryeministri. Por nuk besoj se dikush mund tё fajёsojё Presidentin, kompetencat e tё cilit nё fushёn e politikёs sё jashtme janё pёrcaktuar shumё qartё edhe nga vendimi i Gjykatёs Kushtetuese, i kёrkuar nga vet Partia Socialiste dikur nё opozitё pёr çёshtjen e marrёveshjes sё detit; pra qё Presidentit iu kёrkua tё konfirmojё nё kёtё detyrё njё person, cilatdo qofshin cilёsitё e tij tё shkёlqyera, tё cilin nuk e ka takuar asnjёherё, tё cilin nuk e njeh dhe i cili do tё firmosё marrёveshje nё emёr tё Republikёs sё Shqipёrisё, tё cilat mund tё prodhojnё pasoja afatgjata dhe tё paparashikueshme. Qёndrimi ka qenё tepёr konstruktiv dhe ka qenё njё qёndrim, i cili ka patur nё konsideratё Kushtetutёn dhe detyrimet kushtetuese tё Presidentit, edhe interesin kombёtar edhe interesin publik. Pёr mё tepёr personi kishte bёrё deklarata nё njё televizion tё Kosovёs, tё cilat nuk kishin asnjё lidhje me qёndrimet shtetёrore tё Shqipёrisё nё fushёn e politikёs sё jashtme.

Ndёrsa pёrsa i takon Unazёs sё re, nё mos gaboj, sot bёhen 100 ditё nga fillimi i protestave dhe unё si President, pa patur asnjё paragjykim pёr shkak tё problemit publik dhe protestave tё vazhdueshme tё transmetuara nga tё gjithё mediat, dhe tё kёrkesave tё qytetarёve, kam ushtruar pёrgjegjёsitё e mia, kam kёrkuar informacione nё mёnyrё tё vazhduar, nё mёnyrё tё pёrsёritur. Bazuar nё ligjet e shtetit pёr informim ndaj çdo qytetari dhe zyrtari, po duke u bazuar edhe nё Kushtetutёn e vendit, institucionet janё tё detyruar tё japin informacione dhe pёrgjigje Presidentit pёr çdo kёrkesё dhe pёr çdo shqetёsim, e nё fund fare kam qenё i detyruar tё mbaj njё qёndrim, pasi kam krijuar njё bindje, pёr tё cilёn jam shprehur publikisht dhe tё cilёs vazhdoj t’i qёndroj me bindje tё plotё: Shpikje tё tilla jashtё legjislacionit qё vendi ynё ka, jashtё rendit tonё juridik dhe kushtetues nuk tregojnё pёr njё vend, ku sundon ligji, por tregojnё thjesht pёr njё vend ku sundon shumica. Ky ёshtё njё koncept qё nuk ka lidhje me shtetin e sё drejtёs, pёr mё tepёr qё jemi nё qendёr tё vёmendjes pёrsa i takon respektimit tё ligjit, pёrsa i takon rregullave tё opinionit publik, pёrsa i takon çёshtjeve tё konkurrencёs edhe nga partnerёt ndёrkombёtarё. Reflektimi ndaj kёsaj çёshtje mendoj se ёshtё nё interes tё publikut, ёshtё nё interes tё vet qeverisё edhe tё pёrmirёsimit tё perceptimit pёr seriozitetin qё kemi nё zbatimin e ligjit nё vend pёr tё ardhmen.”, tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *