Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi – socialistëve: Vetëm me një diplomë na e kaloni, për t’i lëpirë menderen Kryetarit


Gjatë fjalës së saj në Kuvend, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, përveçse sulmoi ashpër ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, foli edhe për diplomat e socialistëve.

Pas deklaratave të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, në drejtim të dy deputeteve të LSI-së, Floida Kërpaçi dhe Kejdi Mehmetaj, Kryemadhi tha se ministrat socialistë ua kalonin vetëm në një lloj diplome “në lëpirjen ndaj kryeministrit”.

 “Dhe sa për dijeni për të gjithë zëdhënësit e Edi Ramës që kam këtu pas kurrizit tim po ju bëj me dije dhe opinionit publik që dy vajzat që janë deputete të LSI, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi janë dy vajza të cilat njëra është diplomuar për Farmaci dhe tjetra është diplomuar për Inxhinieri Ndërtimi. Njëra ka mbaruar shkollë 5-vjeçare së nuk është me master, tjetra është dhe me master.

Në fakt këta që kam këtu mbrapa nuk e dinë se ça është diploma. Se treçereku i qeverise së tyre janë pa diplomë. Ministrja e arsimit vjen më diplomën e një kolegji fetar 1 vjeçar, Elisa nuk e dimë ka diplomë a nuk ka diplomë. Kështu që ne i kemi diploma inxhinierie, në qoftë se ju i keni me diploma zhdërvjellësie kjo është puna juaj, apo të lëpirjes ndaj Kryetarit.

Kështu që mos të guxojë më njëri nga ju të përmend diplomat. Sepse vetëm me një diplomë na e kaloni ju. Për t’i lëpirë menderen Kryetarit të Partisë. Këtu na e kaloni dhe nuk kemi ça ju themi. Ama edhe dëftesën e klasës së parë hiqjani njerëzve, këtu asnjëri nga ju që nuk jeni deputetë këtu mbrapa nuk ka të drejtë të cenojë asnjë deputet që vjen këtu. Aq më shumë deputetët e LSI. Sepse votat e LSI janë vota gjaku dhe ju e dini shumë më mirë se kushdo tjetër”, tha Kryemadhi.

Elisa Spiropali e revoltuar tha se kur ishte në gjimnaz ishte studentja më e mirë dhe madje kishte fituar bursë për studime në Kombet e Bashkuara, ashtu sikurse edhe Ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini.

Më pas Kryemadhi, foli edhe për protestën e 16 shkurtit. Kryetarja e LSI-së deklaroi se në protestë do të merrnin pjesë edhe socialistët.

“Socialistët do t’i bashkohen protestës së 16 Shkurtit Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi apeloi socialistët e vërtet që të marrin në dorë partinë e tyre dhe të mos lejojnë shkatërrimin e Partisë Socialiste nga Rilindja dhe Edi Rama. Kryemadhi tha se Partia Socialiste i përket socialistëve të vërtet, të cilët janë të zhgënjyer nga qeverisja e Rilindjes. Kryetarja e LSI tha se në 16 shkurt socialistët do ti bashkohen protestës së madhe. “Prandaj po ju them edhe njëherë, mblidhni radhët e PS, merreni partinë në dorë, mos shkatërroni këtë aset të politikës shqiptare dhe të shqiptarëve. Pavarësisht ndryshimeve qe kemi sepse nesër do jetë shumë vonë për ju, por dhe për shqiptarët. Partia Socialiste, nuk është as e Edi Ramës as e Rilindjes, as e grupeve të tij financiare. PS është e socialistëve”, tha Kryemadhi.