Vendosni fjalën kyçe....

Rektori Koni merr vendimin: Ambientet e Juridikut të lirohen nga studentët e ngujuar


Vendimi i firmosur nga Rektori i UT Mynyr Koni dhe që mban datën 1 Shkurt thotë se ambientet e Fakultetit të Drejtësisë duhet të lirohen nga studentët të cilët e mbajnë të bllokuar duke mos lejuar zhvillimin normal të procesit mësimor.

Vetë studentet që qëndrojnë të ngujuar brenda ambienteve të Fakultetit shprehen se nuk kanë marrë një vendim të prerë nëse do të lirojnë këto ambiente, apo do të vijojnë formën e tyre të protestës brenda ambienteve të Fakultetit të Drejtësisë.

“Po bëjmë një mbledhje dhe do vendosim se çfarë do bëhet, nëse do vijojmë me protestën apo do i lirojmë ambientet”-shprehen për Tv Klan.

Studentët vijojnë të mbajnë të bllokuar ambientet e brendshme të fakultetit ndonëse vendimi u është dorëzuar atyre para dy ditëve.

Të gjithë fakultetet e tjera vijojnë normalisht mësimin. Të vetmit që janë zhvendosur tek gjimnazi “Petro Nini” janë studentët e Fakultetit të Drejtësisë, të cilët zhvillojnë mësim në ambiente jo të përshtatshme.

Nëse vendimi i rektorit nuk do të respektohet, atëherë ai pritët të autorizojë forcat e rendit që të lirojnë ambientet, ashtu siç e përcakton ligji.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *