Vendosni fjalën kyçe....

TEC-i me gaz në Korçë, banorët dhe ambientalistët kundërshtojnë projektin (Video)


Ndërtimi i termocentralit me gaz ka alarmuar banorët përreth zonës ku do zhvillohet projekti i TEC-it Banorët e fshatit Barç të cilët janë ngritur në një protestë kundër projektit. Banorët pohojnë se projekti do të sillte dëmtim për shëndetin e tyre.

“Nuk jemi dakord se është shumë pranë zonave të banuara, ka shumë ndotje akustike dhe ndotje mjedisore”-shprehet një banor, për Fax News.

Ndërsa një banor tjetër shprehet se nuk do të lejojë me çdo kusht ndërtimin e tij.

Një tjetër shqetësim që ngrenë banorët është edhe shpronësimi i tokave të tyre, pasi sipas tyre nuk po bëhet i drejtë.

Kundër ndërtimit të termocentralit janë edhe ambjentalistët.

“Kapaciteti jashtëzakonisht i madh që ka ky termocentral është jashtë kapaciteteve që ka ekosistemi për vetëpastirimin e tij e tij. Ky termocentral ka prodhim sa hidrocentrali i Komanit. Ai do të sjellë ndotje jashtëzakonisht të madhe për shkak të rrezes 5 kilometra të TEC-it”-shprehet ambientalisti dhe kimisti Kristaq Kanari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *