Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përplaset me motorin, plagoset  62-vjeçari


Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Lushnje-Berat në afërsi të Fier-Sheganit. 62-vjeçari Etem Bushi që udhëtonte me një motomjet elektrik duke dalë nga rruga dytësore është përplasur me një mjet tip Toyota që udhëtonte në drejtim të Lushnjes.

“Si rezultat i përplasjes motomjeti është ndarë në dysh dhe drejtuesi ka marrë plagë të rënda. 62-vjeçari në spitalin e Lushnjes me plagë të rënda.

Aksident në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00. Mësohet se automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasen me inicialet E. Ç., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi E. B., rreth 62 vjeç.

“Rreth orës 08:00 në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasen E. Ç., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi E. B., rreth 62 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi E. B., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, njofton policia.