Vendosni fjalën kyçe....

Meta në SHBA në forumin e Kongresit Amerikan: Ndryshimi i vetëm i kufijve, BE-ja


Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij në SHBA merr pjesë në forumin “Transatlantic Leadership Network”, organizuar nga Kongresi Amerikan, nga ku deklaron se “Ndryshimi i vetëm i kufijve, për të cilin duhet të punojmë ditë e natë në rajonin tonë është zgjerimi i plotë i kufirit europian në Ballkanin Perëndimor!”.

“Me këtë gjë në mendje, aspiratat e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat e anëtarësimit dhe për të arritur ata që ndodhen në krye të garës, janë aq intensive sa  edhe më parë.”, artikuloi Meta.

Në forumin “Ballkani Perëndimor: Si të kapërcehen pengesat në rrugën drejt Bashkimit Europian”, mbajtur në Uashington, ndër të tjera Meta tha se shpreson që investitorë më seriozë europianë të sjellin kapitalet e tyre në sektorët strategjikë, me garancinë se do të gëzojnë përparësi dhe mbështetje të plotë, ndërkohë që do të na ndihmojnë të ndalojmë largimin e popullsisë së vendeve tona.

“Bashkimi Europian nuk duhet të gabojë që të bëjë kompromise në këtë orientim; përkundrazi duhet të ruajë  përqendrimin e vet te çështjet thelbësore të proceseve tona përkatëse.

Brezii ri jeton në botën virtuale të “Facebook-ut” dhe “Instagram-it” e që ushqehet përditë me ëndrrat e një të ardhmeje të begatë europiane dhe të çliruar nga fantazmat e konflikteve të kaluara.

Ky është një fakt dhe një pasuri që ne duhet ta përdorim më së miri.”, theksoi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *